Sequi:Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka përshëndetur sot përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Në një mesazh të postuar në rrjetin social Twitter, ambasadori Sequi thekson se pret të punojë me Parlamentin dhe qeverinë e re.
Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor dhe presim të punojmë së bashku me Parlamentin dhe Qeverine e re shkruan Sequi.