E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, i jepet lamtumirae fundit aktorit Perika Gjezi

KORCE- Të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit Perika Gjezi, i cili humbi jetën tragjikisht të dielën në aksin Korcë-Voskopojë.
Homazhet në nder të tij janë kryer mesditën e sotme në Teatrin e qytetit juglindor Andon Z Cajupi ndërsa të pranishmit shprehën vlerësimet maksimale për Gjezin jo vetëm si aktor profesionist por dhe një mik i vecantë për ta.

“Korca është në ditë zie. Jo vetëm ne artistët por krejt publiku korcar ka humbur një potencial të artit shqiptar. Perik Gjezi do të kujtohet gjithmonë me rolet e tij shumë të bukura që ka luajtur në teatër, në film. Ai nuk ishte një aktor i mirë por ishte një njeri i shkëlqyer.” u shpreh Zamira Kita.

Perika Gjezi humbi jetën teksa automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një furistradë të drejtuar nga një 20 vjecar i cili më pas u arrestua.

Gjezi ka interpretuar dhjetëra role në kinematografi dhe teatër. Roli i tij i parë është Demka në filmin “I teti në bronx” më pas në filmin “Dasmë e cuditshme” etj.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›