Gjoba ndaj Top ChannelOSBE, Mijatovic:Ishte tepër e lartë
TIRANE- Përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias, Dunja Mijatovic, shprehu shqetësim lidhur me gjobën e vendosur ndaj një televizioni kombëtar, i cili është urdhëruar t’i paguajë një shumë parash një politikani. Sipas përfaqësueses së OSBE për lirinë e medias, gjoba ishte tepër e lartë.
Në një letër dërguar ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, Mijatovic theksoi se gjobat për dëmet morale duhet të jenë në mënyrë propocionale me dëmin aktual dhe me situatën ekonomike të mediave dhe vendime të tilla nuk duhet të jenë shkak për efekte negative ndaj medias në përgjithësi.
Më 18 qershor të këtij viti, gjykata e Tiranës urdhëroi televizionin Top Channel që të paguante një gjobë prej 400 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara ndaj ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango për transmetimin e disa filmimeve të bëra në mënyrë secrete, të cilat e shfaqnin ministrin duke kërkuar favore në këmbim të një pune në ministri.
Kjo coi edhe në largimin e tij nga puna. Gjykata argumentoi se pamjet ishin siguruar në mënyrë të paligjshme dhe shkelnin të drejtën e privatësisë së ministrit Pango. “E drejta për privatësinë duhet të jetë e balancuar kundrejt detyrës së medias për të informuar qytetarët rreth zhvillimeve që janë me interes publik”,- u shpreh Mijatovic.
Roli vëzhgues i medias në cdo shoqëri demokratike kërkon gazetari investigative duke përfshirë edhe shqyrtim të sjelljes dhe etikës së një zyrtari të qeverisë. Filmimi i kësaj media synonte pikërisht këtë, që të hidhte dritë mbi qendrimin profesional të një zyrtari dhe akuzave për auzim.
(m.a/News24/BalkanWeb)