E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce ish efektivet e policise ne proteste per pensionet

KORCE- Ish efektivet e policise se shtetit ne Korce kane vijuar protestat e tyre per te kerkuar pensionin e parakohshem te papaguar sipas tyre prej 15 muajsh.
Kete here ata jane ndalur ne Drejtorine e Policise se qarkut ku kane takuar kreun e ketij institucioni nga i cili kane marre edhe pergjigjen per vonesen e pagimit.

Pavaresisht se nuk kane marre si pergjigje nje afat kur do te mund te terheqin pensionin e parakohshem ish efektivet e Korces paralajmerojne se do te vazhdojne cdo rruge ligjore per zgjidhjen e ceshtjes e cila sipas tyre zvarritet prej 15 muajsh.

Kreret e policise se Korces pohojne se tashme dokumentacioni eshte i plotesuar dhe i rregullt ndersa pritet vetem levrimi i fondit.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›