E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, konflikt me thika mes të rinjsh, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një konflikti me thika në qytetin e Korçës.

Dy grupe të rinjsh të komunitetit rom në qytetin e Korçës, nanë patur një konflikt me thika midis tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të tlagosur tre persona.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Korçës të cilat kanë bërë të mundur identifikim e personave të plagosur, Shpëtim Gjeloshi, Ardian dhe Arben Rushiti, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të rrethit ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e Korçës ka identifikuar gjithashtu edhe dy autorët e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre si dhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij konflikti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›