Kakavijë, policia arreston dy persona të shpallur në kërkim
Policia e Kakavijës ka ndaluar një biznesmen shqiptar nga qyteti i Elbasanit, i cili udhëtonte drejt Greqisë dhe i ka sekuestruar atij shumën prej 300 mijë euro.
Sipas policisë kjo shumë e madhe lekësh I është sekuestruar biznesmenit me iniciale A.A. pasi ai nuk i kishte deklaruar ato.
Burime nga policia e Kakavijës bëjnë gjithashtu me dije se janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, Viktor Sula dhe Alvaro Puleri.
Të dy këta persona u kapën duke ndihmuar 4 sirianë për ti transportuar drejt Tiranës. Sula dhe Puleri ndihmonin klandestinë sirianë kundrejt përfitimit të 1500 eurove për person.
Policia e Kakavijës ka ndaluar gjithashtu edhe 23-vjeçarin Rezart Lleshi, për të cilin gjykata kishte caktuar masën arrest në burg. Rezart Lleshi akuzohet për vjedhje me dhunë.