Korce konsullit i perfundon mandati

Përfundon zyrtarisht mandati i konsullit grek Theodhors Ikonomus, i cili largohet nga drejtimi i konsullatës greke në Korcë.
Dita e perfundimit te procesit te censusit ka perkuar edhe me perfundimin e mandatit te diplomatit grek, aq shume i njohur per thirrjet nacionaliste te leshuara vazhdimisht ne juglindje te vendit. Burime nga konsullata kane konfirmuar se largimi i konsullit ka ardhur si shkak i perfundimit te mandatit te tij dyvjecar ndersa ende nuk dihet nese per te do te kete nje mandat te dyte apo drejtimin e konsullates do ta marre ne dore nje tjeter diplomat.
Ndryshe nga c’ka ndodhur gjate periudhes se qendrimit dyvjecar ne Korce, ku Ikonomus per cdo fundjave eshte larguar ne drejtim te shteti helen, prej fillimit te procesit te regjistrimit te popullsise, ai ka pasur nje qendrim konstant ne qytetin e Korces duke mos u larguar per asnje prej fundjavave.
Edhe gjate diteve te fundit te qendrimit te tij mesohet se diplomati ka vijuar ne menyre normale drejtimin e konsullates dhe u eshte pergjigjur kerkesave te qytetareve dokumentacioni i te cileve ka pasur nevoje per miratimin e diplomatit.
Konsulli grek pati deklaruar se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është e vetmja shpresë për bashkimin e Greqisë me Vorio-Epirin.
Diplomati theksoi muaj më parë se regjistrimi është shansi i fundit që ata që quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio-Epirin.
Ndërkohë pak javë më parë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi kërkoi dëbimin e konsullit grek në Korçë, Theodhirus Ikonomus, për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me ligjin që mundëson mbajtjen e censusit në Shqipëri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sanino: Prioritetet të përmbushen në kohë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita është e gatshme që të bëjë gjithcka që mundet në funksion të intensifikimit të procesit të integrimit të vendit në Europë.
Jozefina Topalli nuk është anti-elektorale
Eni Vasili - Nuk bëj zakon të replikoj me shkrimet e kolegëve në të përditshme pasi që më ngjan se sa më shumë larushi të ketë në këndvështrimet tona aq më tepër mundësi ka lexuesi të zgjedhë kë të përqafojë si mendim. Rreziqet e heqjes së imuniteteve
Andrea Stefani - Të yshtur nga ndërkombëtarët duket se kampet politike në Shqipëri po bien dakord për nevojën e heqjes së imunitetit të deputetëve, gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë. Arvizu: Reforma, për të eliminuar korrupsionin
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaron se korrupsioni dobëson besimin e popullit te qeveria dhe theksoi se ky problem kërkon shumë reforma për t'u eliminuar.
Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
Sistemi zgjedhor që duhet të përdorim është një prej çështjeve që prej kohësh ka qenë një debat madhor i politikës shqiptare. Me 15 modifikime që i është bërë Kodit Zgjedhor në 20 vitet e demokracisë, është e qartë që nuk e kemi gjetur ende formulën “magjike”, e cila të jetë në gjendje të pranohet nga të gjithë si e drejtë dhe e ndershme. Pikërisht kjo është çështja që u ngrit nga një panel me përfaqësues të pozitës dhe opozitës, në “Top Story”, emisionin e drejtuar çdo të enjte nga Sokol Balla.
Lajmet kryesore
Kapiteni i portit: Anijet nuk lëshuan sinjalin e alarmit
Rinisin kërkimet në det
Arvizu: Reforma, për të eliminuar korrupsionin
Meta i telefonoi Lavitolas
KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Itali, trafikonin drogë, në pranga 2 shqiptarë