Korçë, makina përplas për vdekje 57-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Buçim ku 57-vjeçari Beqir Topuzi është përplasur nga një makinë me targa KO 26 98 B e drejtuar nga 32-vjeçari Erjon Shkëmbi.
Përplasja ka qënë fatale për 57-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e 32-vjeçarit Erjon Shkëmbi.