Vlora mbetet pa tragete në linjën me Italinë
Qyteti i Vlorës mbetet pa tragete në linjën me Italinë. Sipas informacioneve më të fundit dy tragetet e linjës Vlorë-Brindizi ka ndërprerë shërbimin pa dhënë një paralajmërim. Kjo ka bërë që pasagjerët të cilët do të udhëtonin nga porti i Vlorës drejt Italisë të nisen drejt portit të Durrësit.
Dy tragetet të cilat kanë ndërprerë shërbimet për portin e Vlorës mësohet se bëjnë linjë Libi-Itali.
Ndërkohë mësohet se pika doganore e portit të Vlorës për momentin është jashtë funksionit dhe për këtë është njoftuar edhe ministria e trasportit.