Korçë, mungesa e pullave bllokon procesin e kartave
Procesi i kartave të identitetit në rrethe po bllokohet nga mungesa e pullave 50-lekëshe për certifikatat. Pas Fierit, Beratit dhe Shkodrës, së fundmi është Bashkia e Korçës, ajo që po jep alarmin për bllokimin e procedurave në gjendjen civile
KORÇE- Kartat bllokohen si shkak i mungesës së pullave për certifikata. Fenomeni prej 4 ditësh po ndodh në Fier, Berat, Shkodër, dhe së fundmi edhe në Korçë. Pikërisht në një moment kur sytë e politikës janë drejtuar nga procesi më i rëndësishëm i momentit, njëra palë duke bërë apel për pjesmarrje të qytetarëve në proces dhe pala e kundërt duke bërë thiirrje për aplikim falas, 4 Bashki në rrethe japin alarmin. Gjendja civile e Korçës është njëra prej tyre që po has vështirësitë për mungesë pullash. Shkak i këtij pezullimi të detyruar të punës është bërë mungesa e pullave 50 lekëshe të cilat e bëjnë certifikatën të pavlefshme.
Në një prononcim për televizionin “News24” nënkryetari i Bashkisë së Korçës Arjan Bejko, tha se “në bazë të informacioneve që kemi marrë në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për furnizimin e gjendjes civile me pulla, na është thënë se nuk janë furnizuar nga qendra me pulla dhe kjo ka bërë të mundur të mos kryhet shërbimi ndaj qytetarëve. Duke pasur parasysh që ne jemi një rrethu kufitarë me emigracion të madh ka një nevojë të madhe për pajisjen me certifikatë”- tha Bejko.
Qindra qytetarëve të Korçës nuk po u ofrohet ky shërbim për shkak të mungesës së pullave prej 4 ditësh kur vetëm në kushte normale punonjësit e gjëndjes civile në Korçë shpërndajnë rreth 300 certifikata, ndërkohë që në ditë piku kur ka emigrantë dhe studentë numri i tyre i kalon të 700 copët. Sipas Bejkos niveli i aplikimeve për kartat e identitetit ka rënë ndjeshëm si shkak i mungesës së certifikatës
Ndër të tjera Bejtja shtoi se “që të marrësh një kartë identiteti duhet të pajisesh me certifikatë, mungesa e pullave ka bërë të pa mundur marrien e kartës e për pasojë bllokimin e procesit. Shpresojmë që institucionet të marrin masa sa më shpejtë. Pullat janë element logjistik që sillen nga Ministria e Brendshme, ne kemi vetëm anën funksionale”- theksoi Bejta.
Ndonëse kërkesat zyrtare të Bashkisë ndaj institucioneve që furnizojnë me pulla janë të vazhdueshme deri tani nuk ka asnjë reagim. Ky është rasti i parë që gjendja civile në Korçë pezullon punën e saj për mungesë të pullave 50 lekëshe pa të cilat dokumenti i identifikimit nuk është i vlefshëm dhe nuk mund të jepet për të interesuarit.
(a.r/news24/balkanweb)