Meta në Vlorë: LSI, partia e punëve të mëdha
LSI ka zhvilluar një takim me simpatizantë e saj në Vlorë. Në fjalën e tij Meta ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e qershorit, ndërsa ka shtuar se LSI është partia e premtimeve të mbajtura dhe e punëve të mëdha.
VLORE- Mijëra mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim u bashkuan dje në Vlorë në një takim të zhvilluar në pallatin e sportit të qytetit. Kreu i LSI-sëIlir Meta renditi një sërë fushash në vend, të cilat sipas tij kanë mbetur ende peng të ëndrës së shqiptarëve
“Shqipëria e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik mbetet ëndërr për t’u realizuar, sepse dëgjuam edhe para dy ditësh përfaqësuesit e FMN që paralajmëruan krizën ekonomike, që do të përfshijë edhe vendin tonë, krizë e cila vjen si pasojë e paaftësisë së qeverisë për të marrë masa dhe për një plan anti-krizë”- tha kreu i LSI-së Meta.
Meta, u bëri thirrje qytetarëve të pajisen me karta dhe qeverisë të marrë masa që asnjë qytetarë të mos mbetet pa karta identiteti.
Duke shpalosur programin e LSI-së, Meta tha se forca që drejton ka gati një strategji të qartë punësimi ku parashikon hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune.
“Unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi një plan real, të mirëstudiuar dhe konkret për krijimin e mbi 100.000 vendeve të qëndrueshme të reja pune, në të gjithë sektorët e veçanërisht ata që lidhen me agro-industrinë e agro-turizmin”- përfundoi Meta.
(a.r/news24/balkanweb)