E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ndahet nga jetë aktorja Qefsere Trako

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare aktorja dhe një nga themelueset e teatrit të Korçës, Qefsere Trako.
 

Qefsere Trako (Kushe) ka lindur në 23 Prill 1928. E apasionuar pas teatrit që në moshën shkollore, Qefsere Trako ka qenë ndër
gratë e para artiste të qytetit të Korçës. Me pjesëmarrjen e saj në veprimtaritë artistike dhe kulturore, ajo ka thyer tabutë e kohës. Ajo është një ndër 10 artistët, të cilet në vitet 1950 krijuan teatrin profesionist në Korçë.
 

Në rreth 30 vjet jetë skenike, Qefsere Trako, ka realizuar gati 80 role në teatër dhe disa role në kinematografi. Ajo gëzon titullin “Laureate e Festivalit Teatror Kombëtar”, me rolin e saj në dramën “Hijet e natës”, të Vedat Kokonës. Bashkia e Korçës e ka nderuar aktoren Trako me titullin e lartë “Qytetar nderi”.

Ka interpretuar në filmat:
Tana
Përballimi
Rrugicat që kërkonin diell
Mësonjëtorja
Yjet e netëve të gjata
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›