Tiranë, tryezë për nismën ligjore në Shqipëri

Është zhvilluar në hotel “Tirana” tryeza mbi prespektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri. Në fjalën e tij Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se është me rëndësi aksesi i qytetarëve në gjykata.
Ndërsa ka vlerësuar punën e misionit Euralius në dhënin e asistencës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Sequi ka theksuar projekti i jep zgjidhje edhe disa nga problematikat që ka sistemi i drejtësisë.
Nga ana e tij, Zv. Ministri i Drejtësisë Ermal Dobi sigurimi i ndihmës juridike për qytetarët përbën një nga elementet e barazisë para ligjit.
“Qytetarit i krijohet e drejta të gëzojë një tjetër të drejtë kushtetuese si aksesi në gjykatë. Ministria e drejtësisë ka qënë e gatshme të investojë në garantimin e ndihmës juridike për çdo qyteta që kërkon ndihmë. Aksesi në drejtësi nuk mund të pengohet nga pamundësia financiare e qytetarëve” ka theksuar Dobi.
Ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë institucioneve dhe aktorëve politikë të prodhuar një zgjidhje sa më të efektshme për qytetarët.