Korçë, ndërron jetë në maternitet, gruaja 49-vjeçare

Ka ndërrur jetë ditën e sotme në mesditë në maternitetin e Korçës, gruaja F. Aliko, 49 vjeçe, banuese ne fshatin Borsh-Devoll.
Policia tha se menjehere pas marrjes se ketij njoftimi eshte ngritur grupi hetimor dhe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku nga hetimet paraprake sqarohet se kjo shtetase ishte shtruar ne maternitet me “Fibromyome Uteri”, ku per kete diagnozë eshte operuar para 10 ditesh, dhe pacientja ka dale nga operacioni ne gjendje te mire pa asnje komplikacion.
Menjëherë pas ndërhyrjes, gjendja e saj shëndetësore ka qënë mjaftë e mirë, por ne momentin qe eshte ngritur per te plotesuar nevojat e saj personale, ajo ka ndërruar jete.
Aktualisht trupi ndodhet ne morgun e qytetit dhe pritet te behet autopsia per te zbardhur shkaqet e verteta te vdekjes.