Geraldina Sposa, sfilatë me fustanet e nusërisë

Salloni i veshjeve të nusërisë Geraldina Spoza, mbajti sfilatën e rradhës, me fustanet e modës më të fundit të realizuar nga stilistët më të njohur si Valentino, Manuel Motta, Gianfrante, D`onofrio etj. Ky eveniment që është kthyer tashmë në traditë, i vjen në ndihmë nuseve shqiptare duke i orjentuar drejt së bukurës, për të sjellë pranë saj, modën e vërtetë në veshjet nusërore. E para që hapi siparin ishte modelja Linda Poda dhe pas saj do të zbarkonin mbi pasarelë 11 modele me rradhë.
Matilda Mecini ishte një nga modelet e cila i surprizojë të gjithë të pranishmit, pasi ajo sfiloi duke qënë në muajin e tetë të shtatëzanisë.
Administrator i Geraldina Spoza, Armand Peza, pas përfundimit të sfilatës tregon emocionet e tij.
Ky aktivitet zhvillohet çdo vit, që nga viti 2004 dhe është kthyer tashmë në një traditë edhe për kalendarin e ngjarjeve artistike të kryeqytetit. Sllogani i Geraldina Spozës duket më i gjetur se kurrë ” Ndjehu mbretëreshë, nusëro si Geraldina Spoza”.