E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce pezullohet nga detyra drejtori i Galerise

Pas hetimeve disaditore nga prokuroria e rrethit është pezulluar nga detyra detyra Drejtori i Galerisë së Arteve dhe ish Qendrës Kulturore në Korçë, Vladimir Topi.

Pezullimi i Topit ka ardhur nga kryebashkiaku Niko Peleshi, pas masës arrest shtëpie që vendosi gjykata. Topi, së bashku me ish-përgjegjësin e galerisë Sotiraq Xhega u akuzuan për shpërdorim detyre nga ana e gjykatës së Korçës.
 
Sipas burimeve nga prokuroria e rrethit ata u morën në pyetje si personat që kanë pasur akses në ambientet, ku ishin magazinuar krijimtaritë artistike, qeramikat dhe punimet artizanale të rajonit juglindor.

Hetimet për zbardhjen e skandalit të vjedhjes së veprave të artit nga Galeria e arteve "Guri Madhi" në Korçë vijojnë intensivisht në dy pista atë të "vjedhjes" dhe "shpërdorimit të detyrës", ku për këtë të fundit policia disponon prova dhe dëshmi të mjaftueshme, ndërsa është duke hasur vështirësi për të vërtetuar akuzën e "vjedhjes".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›