E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, policia dhunë kafshërore ndaj një tifozi (VIDEO)

policiaAktet e dhunshme të policisë nuk kanë fund. Këtë radhë ka ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Luftëtarit, ndeshje që përfundoi 1-0.

Nuk dihet për çfarë arsye policia ka kërkuar nxjerrjen nga stadium të një tifozi të Skënderbeut.

Këtë gjë policia ka kërkuar ta arrijë me veprime të dhunshme, duke e tërhequr tifozin zvarrë dhe duke e përplasur atë në shkallët e stadiumit, veprim që mund të shkaktonte edhe vdekjen e tij, nëse koka do i përplasej përdhe. Pamjet janë filmuar nga një kamera amatore./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›