E Diel, 1 Nëntor 2026

Republika e krimit, ekzekutohet sapo del nga shtëpia biznesmeni i ndërtimit

policia-natenKrimi nuk ndalet dhe shteti bën sehir. Ndërtuesi Ikmet Kotorri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në rrugën Ali Visha, pranë zyrave të kompanisë së tij, në pallatin e ndërtuar nga vetë viktima.

Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij, por përfaqësues të kompanisë Kotorri SL sh.p.k., që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai ska pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri, 45 vjeç, është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.

Ai themeloi në Tiranë në vitin 2008 kompaninë Kotorri SL sh.p.k., e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit si ortak edhe në dy shoqëri të tjera Hapësira-X sh.p.k. dhe Destaxhei sh.p.k. që prej vitit 2005. Policia bën me dije se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›