Korçë, qëllohet me shishe në kokë, plagoset 37-vjeçari
Një person është plagosur me shishe në kokë në qytetin e Korçës por fatmirësisht ndodhet në gjendje pa rrezik për jetën në spital.
Policia njoftoi se për autorin e ngjarjes, filloi proçedimi penal në gjëndje të lire. Sipas burimeve zyrtare, hetimi po zhvillohet ,në ngarkim të shtetasit Alfred Dardha,53-vjeç,banues në lagjen 6 Korçë.
Ky shtetas,në dt.31.01.2011,rreth orës 22.00,në lagjen 4 Korçë,për motive të dobëta,ka
goditur me mjete (shishe) në kokë shtetasin S.F 37-vjeç,duke konsumuar keshtu
vepren penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Policia tha se materialet e perpiluara ndaj tij në lidhje me ngjarjen, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme.
2 Shkurt 2011