Kapet 26-vjeçari me kanabis në lokalin e tij
Lezhë Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë Elton Cafin, 26 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” të qytetit Lezhë. Arrestimi i tij sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës është kryer për arsye se ditën e djeshme rreth orës 01:00, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin që posedohet prej tij me qira, në qytetin e Lezhës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një qeskë plastike e tejdukshme, brenda së cilës kishte 1.5 gram masë bimore me ngjyrë të gjelbër të ngjashme me atë të bimës kanabis sativa, një cigare me gjatësi 6.5 cm si dhe disa fije letre të bardhë. Pas arrestimit të Cafit, policia ka ngritur akuzën ndaj tij për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.