E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë, rritet interesi për tregun e punës në profilet teknologji dhe informim

Teknologji, Informim dhe Komunikim, është një profil studimi, specialistë për të cilin po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun e punës. Në qytetin e Korçës, prej 13 vitesh, është çelur Shkolla e mesme profesionale “Teknologji Informim dhe Komunikim“, ku veç laboratorëve që ka kjo shkollë në dispozicion për nxënësit, ata, gjatë orëve të praktikës, realizojnë edhe një sërë projektesh interesante siç janë makinat e komanduara, aplikacione të ndryshme në celular, krijim rrjetesh, punime me fibra optike, etj.

Loent Palolli është një nxënës i kësaj shkolle, i cili mendon se me njohuritë e përfituara gjatë viteve të studimit, do të jetë i aftë që të pozicionohet lehtësisht në tregun e punës. Loenti na shpjegon se me ndihmën edhe të mësuesit Piro Plasari, së bashku me nxënësit e tjerë, kanë realizuar një sërë punimesh interesante.

Koha e përgatitjes së tyre është e ndryshme, kjo edhe në varësi të materialeve që u nevojiten për realizimin e projekteve. Nga ana tjetër, drejtoresha e shkollës, Julita Bimbli, thotë se sheh një interes në rritje për këtë profil studimi. Në shkollën e mesme profesionale “Teknologji Informim dhe Komunikim“, këtë vit mësojnë 138 nxënës të ndarë në 8 klasa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›