Kukës/ 70 familje përfitojnë banesat sociale me kosto të ulët

70 familje në qytetin e Kukësit, morën sot në dorë çelësat e apartamenteve të tyre, të përfituara përmes programit të banesave me kosto të ulët, një program ky i Entit Kombëtar të Banesave në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti. 42 familje përfituan apartamente 2+1, ndërsa 28 familje apartamente 1+1.
Banesat me kosto të ulët, por me cilësi konkuruese, janë një alternativë për strehimin e të gjitha atyre familjeve apo individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale për të përballuar ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore.
Prej programit të banesave me kosto të ulët, në qarkun ë Kukësit do të përfitojnë edhe 35 familje në Has dhe 25 familje në Tropojë.
/rtsh/