E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë, shenjtërohet kisha e “Shën Sotirit”

Në kishën e “Shën Sotirit” në Korçë sot (2 qershor) është mbajtur procesioni i shenjtërimit të saj. Procesioni u udhëhoqa nga Mitropoliti i Korçës, hirësia e tij Imzot Joan Pelushi.

Ceremonia ka nisur që prej orës 7 e 30 në mëngjes ndërsa shërbesa e shenjtërimit përmban himne, lutje e lexime të veçanta epiqendra e të cilave është shenjtërimi i Altarit apo tryezës së shenjtë.

Kisha e “Shën Sotirit” daton pas viteve ’90 dhe është ndërtuar me kontributin e patriarkanës arumune.

Shenjtërimi i Kishës si shërbesë daton herët në Krishtërim dhe më përfundimin të ceremonisë u mbajt dhe një koncert.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›