E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, shkatërrohet natën muzeu i Krahinës Autonome

Gëzim Ashimi

Shembja e ndërtesës, monument kulture, mendohet se është kryer për qëllime biznesi

Kreu i Bashkisë së Korçës e ka dënuar këtë akt dhe është shprehur se do kërkojë hetimin e çështjes

Muzeu - Në ballkonin e kësaj ndërtese, patrioti Themistokli Gërmenji, shpalli zonën e Korçës si krahinë autonome për ta shpëtuar nga rreziku i gllabërimit grek

Gëzim Ashimi

Korça humbet përgjithmonë shtëpinë ku u bë shpallja e Krahinës Autonome në vitin 1916. Ndërtesa dykatëshe, në ballkonin e së cilës patrioti Themistokli Gërmenji, shpalli zonën e Korçës si krahinë autonome për ta shpëtuar nga rreziku i gllabërimit grek, vit pas viti pas privatizimit të saj, ka pasur dëmtime serioze, por së fundi ajo duket e asgjësuar dhe një vlerë e zhdukur nga historia e trashëgimia e qytetit. Natën, duke u gdhirë dita e enjte mendohet se është kryer një ndërhyrje e qëllimshme që thuajse ka rrafshuar përfundimisht këtë godinë që funksiononte me statusin e monumentit të kategorisë së parë.

Vetëm në mëngjes është parë zbrazëtia që lanë pjesët e shkatërruara të godinës, që ishte lënë si në rrënim e sipër, dhe si për çdo objekt të rëndësisë së parë të trashëgimisë historike të qytetit është dhënë menjëherë alarmi. Reagimi i parë ka ardhur nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili dënoi pikërisht para mureve të rrëzuara të kësaj godine muze shkatërrimin e saj. Historia e qytetit të Korçës është goditur rëndë në zemër të saj, u shpreh kryebashkiaku i Korçës, duke theksuar se do të kërkojë hetime nga policia dhe prokuroria për prishjen e kësaj ndërtese muze. Deklarimi i Peleshit se do ti drejtohet policisë dhe prokurorisë për fillimin e hetimeve, ka të bëjë me dyshimin e fortë se shtëpia muze, mund të jetë shkatërruar në mënyrë të qëllimshme natën, duke gdhirë dita e enjte. Dyshohet se persona të interesuar që kjo godinë të mos jetë më në këmbë, pasi në vend të saj mund të investohet për ndonjë ndërtese shumëkatëshe, kanë ndërhyrë natën me njerëz ose mjete për ta rrënuar në atë shkallë sa të jenë të kota përpjekjet për ta ringritur si muze.

Kotherja - shkepia ku u shpall krahina autonome e Korces shtepia muze, e rrezuar dhe e shembur2 shtepia muze, e rrezuar dhe e shembur1 Fotografia origjinale - Shpallja e Krahines Autonome te Korces, 10 dhjetor 1916 (2) Shtepia muze e rrezuar dhe e shembur Kotherja - shkepia ku u shpall krahina autonome e Korces

Dyshimin se ndërhyrja për prishjen e kësaj godine ka qenë e paramenduar dhe e qëllimshme, e ka hedhur edhe drejtoresha e degës së Monumenteve të Kulturës në Korçë. Përfaqësuesja e degës së Monumenteve të Kulturës, duke pranuar faktin se ndërtesa muze ka qenë e amortizuar tha se ka dyshime se interesat e pronarëve të saj mund të kenë çuar në një dëmtim me dashje të godinës. Sipas saj, për shkatërrimin e kësaj godine muze është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore, dhe nuk do të jetë e lehtë që të fshihet nga kujtesa historike e qytetit, ky muze shumë i rëndësishëm.

Degradim e dëmtime pas privatizimit të muzeut

Ndërtesa ku një grup patriotësh korçarë nga më të shquarit e kohës ndërmorën aktin historik të shpalljes së Krahinës së Korçës si Republikë Autonome më 10 dhjetor 1916, mbeti si muze edhe pas viteve 90-të. Por, me privatizimin e saj, që kaloi përmes konfliktesh të vazhdueshme të palëve që pretendonin pronësinë, pak nga pak filluan të humbin gjurmët e një prej muzeve më të rëndësishme të Korçës, që për nga vlerat historike mund të renditet krahas muzeut të Mësonjëtores së parë shqipe në këtë qytet. Ndërtesa u la shumë pas dore, fare e pambrojtur, aq sa po të mos mbyllej me një derë dosido hyrja kryesore, do të vazhdonte të luante funksionin e një banje publike në katin e parë të saj. E shkatërruar gradualisht në çatinë dhe në një pjesë të mureve të saj, ndërtesa muze ka kaluar edhe një dëmtim me djegie, një zjarr i cili nuk u mësua kurrë nëse ishte vënë qëllimisht apo nga rrethana rastësore. Vitet e fundit, edhe pllaka prej bronzi e vendosur në ballin e ndërtesës, e cila dëshmonte se këtu ishte shtëpia muze, ku u bë shpallja e Republikës Autonome të Korçës, e njohur edhe si Krahina Autonome e Korçës, u zhduk papritur. Shtëpia muze thuhet se është privatizuar nga biznesmenë vendas, të cilët janë më të interesuar për ndërtimin e një pallati në vend të saj, pasi vetë lënia në harresë të plotë e saj dhe dëmtimet e shpeshta, lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë që të rrafshohet.

Historiku

Krijimi i Republikës Autonome të Korçës

Kur Lufta e Parë Botërore ishte në zhvillim, rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut nga forcat ushtarake greke ishte shumë i mad

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›