E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë, shtohen raportimet e dhunës ndaj grave

25 nëntori shënon ditën Botërore të Dhunës ndaj Grave. Në vendin tonë ky është një fenomen I cili ndodh çdo ditë. Sipas të dhënave nga gjykata e Korçës dhe nga zyra kundër dhunës në familje pranë Drejtorise së Kujdesit Social në Bashkinë Korçë , vihet re një shtim I numrit të grave të dhunuara dhe I kërkesës për urdhër mbrojtje. Sensibilizimi për këtë fenomen nis në 25 nëntor deri në 10 dhjetor.

Për rastet e trajtuara Hasankolli shprehet se ka një koordinim të mirë mes drejtiorisë së kujdesit social dhe policisë së Korçës.

Por të gjitha format e ushrtimit të dhunës, fizike, psikologjike,ekonomike,seksuale tek një fëmër lenë pasoja të rënda në shëndetin mendor.

Në kuadër të kësaj dite janë zhvilluar aktivitete të ndryshme por për shkak të pandemisë këtë vit çdo gjë do të anulohet. Do të lançohet një video mesazh sensibilizues me personazhe të njohur të qyteti, të cilët do të përçojnë një mesazh sensibilizues kundër fenomenit të dhunës. Qytetarët e Korçës do të mund ta shohin në projektorin që do vendoset në zonën këmbësore në datën 26 nënëtor ora 17. Kjo zyrë e bashkisë për 16 ditë do të bëjë takime sensibilizuese në institucione të ndryshme në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›