E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, spërkaste patatet me pesticide vdes nga helmimi

KORÇE- Një 42 vjeçar ka gjetur, vdekjen aksidentalisht, dje, teksa po spërkaste patatet me pesticide, në fshatin Shën Gjergj të Korcës.

Viktima, Erzan Fakillira,së bashku me gruan e tij kanë qenë në arë duke spërkatur patatet me pesticide, për të shmangur krimbjen e tyre.

42 vjecari është transportuar, në gjëndje të rëndë, në spitalin e Korçës, ku dhe ka gjetur vdekjen. Ekspertiza mjeko ligjore konkludoi se vdekja e banorit të fshatit Shën Gjergj kishte ardhur nga helmimi me pesticide. Policia nisi hetimet për të zbardhur detajet e vdekjes së Erzan Fakillarit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›