E Diel, 1 Nëntor 2026

Postzgjedhjet, Berisha në Bruksel takim me liderët europianë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë ditën e mërkurë drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Partive Popullore Evropiane dhe forumin e Kransmontanës.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të qëndrojë përgjatë dy ditëve në Bruksel dhe menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha do të jetë pjesëmarrës në Forumin e Kransmontanës. Kurse ditën e enjte, kryeministri do të jetë në mbledhjen e radhës të PPE-ve.

Burime pranë kryeministrit, të cilat i referohet GSH, bëjnë të ditur se Berisha do të ketë takime me liderët e së djathtës evropiane, ku mësohet se mes tyre do të diskutohet edhe situata postzgjedhore në Shqipëri.

Burimet sqarojnë se kryeministri Sali Berisha do të takohet ditën e enjte me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, me Presidentin e PPE-së, Eilfried Martens, Sekretarin e Përgjithshëm të PPE-së, Antonio Lolez-Iasturiz, me kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së, Joseph Daul, me drejtues të tjerë të partive simotra evropiane. Partitë Popullore Evropiane përfaqësojnë grupimin më të madh në Parlamentin Evropian.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›