E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce te strehuarit ne banesat e ish-pronareve

Edhe pse kanë mbetur pak ditë nga afati për nxjerrjen e familjeve që kanë zënë banesat e ish-pronarëve në qytetin e Korçës duket se askush nuk është i gatshëm për të dalë nga këto shtëpi të cilave u kanë paguar qiranë ndër vite.

Sipas të dhënave nga enti i banesave janë rreth 400 familje që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe prej tyre vetëm 120 i janë drejtuar bankave për marrjen e kredisë dhe përfitues janë vetëm 11 familje, ndërsa pjesa tjetër nuk dihet se si do të përfundojë për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet.

Shumica e banorëve thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe se presin një vend për t’u strehuar para se të hidhen në rrugë nga ish-pronarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›