E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce te verberit ne proteste para Prefektures

Shoqata e te verberve te qarkut te Korces ka protestuar para prefektures se qytetit ne mbrojtje te te drejtave te humbura nga ndryshimi i ligjeve.

250 persona te verber me pankarta ne duar kane demonstruar me qellim rrritjen e sensibilizimit qeveritar duke kerkuar qe te mos jene viktimat e para te krizes ne vend. Sipas tyre ndryshimet ligjore kane bere qe kjo kategori te perjashtohet nga ndihma ekonomike dhe te mos perfitoje me kompensimin  e faturave te energjise elktrike, komunikimit telefonik dhe transportit duke e rritur edhe me teper pabarazine per kete kategori njerezish.

Te verberit  i kane bere thirrje ministrit Bode dhe Ksera te mos vendosin me kufizime per kete pjese te shoqerise.

Shoqata e te verberve ka paralajmeruar pershkallezimin e protestes me bllokimin e akseve kombetare, demonstrimin para parlamentit, greva urie deri ne kerkesen per azil humanitar ne ambasada e me tej edhe nje proteste masive ne Bruksel pasi sipas tyre keto jane shkelje te patolerueshme te te drejtave humanitare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›