E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tenton të shpëtojë bagëtitë, mbytet në rezervuar bariu

Një person ka gjetur vdekjen në Korcë. 27 vjeçari, Festim Bimo, është mbytur në një rezervuar në fshatin Gostivisht, të Kolonjës.
 

Sipas policisë Bimo ishte bari dhe ka gjetur vdekjen në përpjekje për të shpëtuar bagëtitë që kishin rënë brenda rezervuarit, duke u futur në rezervuar për të mos dalë më prej tij.
 

Ndërkaq polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 27-vjecarit.

Rezervuari i fshatit Gostovisht ka një sipërfaqe relativisht të madhe dhe ndodhet disa metra në largësi të fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›