E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Njohja e Kosovës, jo kusht për integrimin e Serbisë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot në Bruksel se “njohja e Kosovës kurrë nuk është përcaktuar ose formuluar si kusht që Serbia të lëvizë në procesin e hyrjes në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Zoti Stano, përfaqësues për shtyp i komisionerit për zgjerim të KE-së, Shtefan Fyle, ka theksuar më tej se një nga prioritetet kryesore, është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në raportet me Kosovën” dhe vazhdimi i reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike.

Peter Stano ka përsëritur gjithashtu deklaratën e djeshme të Shtefan Fyles në Beograd, gjatë inaugurimit të presidentit Nikoliç, se prioriteti kyç është shumë i rëndësishëm, e ky është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në marrëdhëniet me Kosovën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›