E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce vrasja e taksistit do rigjykohet


Gjykata e Apelit në Korcë riktheu për gjykim dosjen e vrasjes së taksistit Fredi Talelli.

Pas apelimit që iu bë vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, një Kolegj Penal nga Gjykata e Apelit vendosi rikthimin për rigjykim nga e para të cështjes, pasi në dosje janë verejtur shkelje të rënda proceduriale.

Tashmë, dosja do të rigjykohet nga trupi gjykues i shkallës së parë, ku të pandehurit pritet të kenë sërish të njëjtat pretendime.

Gjykata e Shkallës së Parë në Korcë, në qershor të këtij viti dha vendimin për dënimin e 6 personave të përfshirë në vrasjen e taksistit nga zona e Pilurit.

Elkjero Revani u dënua me burg të përjetshëm, ndërsa Arnest Xhaçka me 16 vjet burg, pavarësisht se prokuroria në pretencë kishte kërkuar 12.5 vjet heqje lirie.

Me 8 vjet heqje lirie është dënuar Domeniko Kumria nga Elbasani, që strehoi autorët dhe hodhi makinën në lumin Shkumbin, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Gjykata ka dënuar Kastriot Paplekën me 5 vjet për pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje dhe dy minorenët e tjerë: Amarildo Selmani dhe Jurgen Zeqja me 6 muaj burg.

Arnest Xhaçka ka thënë në seancën e fundit se e pranon krimin, por jo vrasjen. Këto vendime u apeluan dhe tashmë rigjykimi do të nisë nga e para.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika 21 Janari, “detyrim paraqitje” për gardistin Çela
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje për gardistin Sadik Çela.
Shtyhet gjyqi për Bandën e Durrësit
Mungesa e avokatëve ka bërë që të shtyhet në Gjykatën e Krimeve të Renda gjyqi ndaj anëtarëve të Bandës së Durrësit. Në seancën e sotme mungonin dy avokatët mbrojtjës të të pandehurit Indrit Dokles. Vlorë, 1 i vrarë, 3 të plagosur
Një ngjarje e rëndë që përfundoi me një person të vrarë dhe tre të plagosur ndodhi në mbrëmjen e së dielës, në lagjen "Isa Boletini" të Vlorës.
Sekuestrohet 1 kilogramë drogë
Një operacion policor i koduar me emrin “Tris” ka çuar në arrestimin e dy të rinjve nga Shkodra si dhe bllokimin e 1  kilogrami lëndë narkoktike të dyshuar si kokainë dhe heroinë. Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Krimi brenda familjes është rikthyer në mënyrën më të shëmtuar mesditën e sotme, me një bashkëshort që vrau me thikë gruan e tij në Tiranë, në praninë e vajzës 2-vjeçare.

Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›