E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vret veten me armë zjarri një 82- vjeçar

Një 82-vjeçar nga Korça i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Fuat Turani ka qëlluar sot me armë zjarri veten duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9 të Korçës. Ai është dërguar në një kohë shumë të shpejtë në spitalin e qytetit por nuk ka mundur të shpëtojë.

Familjarët e tij thonë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e të moshuarit ishte rënduar shumë, sipas tyre, gjendja e rënduar psikologjike pas kësaj mendohet të jetë shkaku që 82- vjeçari vendosi ti japër fund jetës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›