E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR thirrje minatoreve te rikthehen ne pune

Pas përleshjeve në Bulqizë kompania ACR njofton zyrtarisht se një grup minatorësh kanë hyrë në minierë dhe kanë nisur punën dhe pas kësaj kompania i bën thirrje të gjithë punonjësve t’i bashkohen grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.

Në njoftim thuhet se minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën.

Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.

Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien pre, sipas saj, e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët se mbrojtja e tyre është e garantuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›