E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vritet me thikë një 24-vjeçar, 2 plagosen

Policia e Korçës

UPDATE- Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje pas një zënke në ambjentet e një lokali lojrash fati në Korçë.

Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në bulevardin Fan Noli.

Identiteti i 24- vjeçarit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa ai ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të qytetit. Nga zënka, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›