E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Jugut presidentja i kerkon falje kombit

Presidentja e Koresë së Jugut i ka kërkuar falje kombit të saj për atë që e ka cilësuar si një incident i turpshëm ku u përfshi zëdhënësi i slaj. Ngjarja ndodhi gjatë udhëtimit të presidentes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka pushuar menjëherë nga posti i tij, zëdhënësin pas ngacmimit seksual që ai i ka bërë një amerikano koreane gjatë udhëtimit. Presidentja u shpreh se ky veprim cënonte dinjitetin kombëtar. Ajo ka kërkuar ndjesë studentes, familjarëve të saj si dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar nga ky veprim. Presidentja Park shtoi se do të ketë rregulla më të ashpra disiplinore për të gjithë ata që punojnë në presidencë. Nga ana e tij 56 vjecari ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të hedhë në gjyq mediat që kanë publikuar fillimisht këtë lajm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›