E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Listat perfundimtare te votuesve respektojne kriteret

Listat përfundimtare të votuesve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit  respektojnë të gjitha kriteret. Një garanci e tillë u dha sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili gjatë një konference për shtyp saktësoi se në votime do të shkojnë 3 milionë e 270 mije e 936 zgjedhës. Gjithashtu, Poni garantoi se në 23 qershor askush nuk mund të votojë dy herë. Ekstrakti i listës së zgjedhjeve është në përputhje me kriteret e vendosura nga ligji për zgjedhjet. Garancia jepet nga Zëvendës Ministri i Brendshëm Ferdinand Poni.  “Lista përfundimtare e zgjedhësve e datës 13.05.2013 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim. Lista e zgjedhësve përfundimtare përmban 3,270,936 zgjedhës.-3,270,936 zgjedhës janë afishuar qartë pranë  5,506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Në listën përfundimtare të zgjedhësve nuk ka asnjë qendër votimi, përveç atyre të lejuara me ligj, që të jenë jashtë kufijve numerikë. Për sa i përket dublimeve:-Më datë 12.12.2012, janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara.-Pas gjenerimit të Listës Përfundimtare më 13 maj, u bënë kontrollet për dublimet  dhe rezultuan në fund të procedurave 1,139 rekorde të personave të dyshuar si të dubluara.-Për 6,535 rekorde kemi marrë përgjigje nga zyrat e gjendjes civile, që nuk janë dublime ose janë pastruar:-3,101  janë raportuar si persona të ndryshëm (binjakë).- 2,253 janë pastruar si dublime.-293  rekorde të bllokuar (me dokumente false).-888 rekorde kanë aplikuar për kartë.-750  zgjedhës nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe nuk janë paraqitur pranë zyrave të zyrave të gjendjeve civile”, vlerësoi Poni.
Për adresat ka këtë përgjigje. “Nuk ka asgjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë pa adresë zgjedhore të identifikuar, - ky numër është zero! Ata shtetas që i quani me numrat 888 ose 999 e dinë shumë mirë se në cilën bashki a komunë do të votojnë dhe numrin e qendrës së votimit. Ajo që nuk dinë bashkitë apo komunat, në gjysmën e të cilave drejtojnë socialistët, është shtëpia ku këta qytetarë banojnë. Ndonjëherë shtëpia mund të jetë në Itali apo Amerikë apo vend tjetër, prandaj nuk ka se si të duket pjesa e adresës së banimit të shtetasit”, sqaroi ai. Poni u bëri thirrje punonjësve të Gjendjes Civile në të gjithë vendit dhe të zgjedhurve lokalë që të përmbyllin procesin e përgatitjes dhe shpalljes së listave përfundimtare të zgjedhësve në çdo njësi vendore, brenda këtyre 24 orëve të fundit, duke i dorëzuar pranë KZAZ-ve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›