E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut sfidon ndërkombëtarët, këtë javë lëshon raketën e saj

KORE E VERIUT- Korea e Veriut duket e palëkundur për të provuar raketën e saj me rreze të gjatë veprimi pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve. 

Penjani deklaroi se raketa do të lëshohet këtë javë, por në bordin e saj do të vendoset vetëm një satelit për parashimin e motit, ndërkohë që Korea e Jugut dhe Shtetet e bashkuara te Amerikes deklarojnë se lëshimi i raketës është një test për raketat balistike, aktivitet ky i ndaluar nga sanksionet e OKB-së. 

Muajin e kaluar ministri japonez i Mbrojtjes Naoko Tanaka dha urdhër që në se raketat koreanoveriore fluturojnë mbi qiellin e Japonisë, ushtria të qëllojë dhe t’i rrëzojë ato. Kjo rakete pritet të lëshohet për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit Kim Il Sung, themeluesit të shtetit komunist. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›