Rexhepi paralajmëron pikë statike policore në veri
Pas sulmit të djeshëm me një mjet shpërthyes në banesën e familjes Haradinaj, ku humbi jetën kryefamiljari dhe u plagosën anëtarët e tjerë të familjes, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i deklaroi RTK-së se ka urdhëruar vendosjen e një pike statike policore në veri të Mitrovicës, në lagjen “Te tre rrokaqiejt”.
Por, ministri Rexhepi nuk mundi ta saktësojë nëse kjo pikë kontrolli do përbëhej vetëm nga policë të Kosovës, apo edhe me pjesëtarë të EULEX-it, ose edhe të KFOR-it. “Nuk mund ta them në këtë moment se si do të jetë ajo”, u shpreh Rexhepi.
Për shkak të pasigurisë si pasojë e provokimeve, incidenteve dhe sulmeve të vazhdueshme nga strukturat ilegale serbe në veri, banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës kaherë kishin kërkuar vendosjen e një pike statike policore në këtë pjesë të qytetit.
Por autoritetet e rendit deri tash nuk e kishin parë të udhës t’i përgjigjen kërkesës së banorëve, që kërkonin më shumë siguri.
(ma.ar/BalkanWeb)