Koreja e Jugut e zhvilloi manovren ushtarake megjithe kercenimet e Korese se Veriut per lufte

Ushtria koreanojugore synon te deshmoje fuqine e saj. Seuli thekson vazhdimisht se artileria duhet te stervitet per te qene e pergatitur me mire prej goditjeve te mundshme nga Koreja e Veriut. Stervitja me arme luftarake u zhvillua pikerisht ne brigjet e ishullit Jeonpjong i cili ishte qelluar para rreth nje muaji me artileri prej pales koreanoveriore. Prej goditjeve u vrane dy civile dhe dy ushtare. Tensionet mes dy Koreve te cilat nenshkruan pas luftes se Korese ne vitin 1953 vetem nje marreveshje armepushimi jane teper te medha.
Qeveria do te beje gjithcka eshte e nevojshme dhe ushtria do ta nderoje emrin e vet duke mbrojtur pese ishujt ne afersi te vijes kufitare me veriun dhe duke reaguar si duhet ndaj cdo provokimi te veriutdeklaroi presidenti koreanojugor Li Myung-Bak pas sulmit koreanoverior.
Edhe pse Kina dhe Rusia u bene thirrje te dyja paleve te tregohen te permbajtura dhe i kerkuan Korese se Jugut te hiqte dore nga manovra ushtria koreanojugore kembengul qe kemi te bejne me nje manover rutine qe zhvillohet rregullisht prej vitesh. Koreja e Jugut ka mbeshtetjen e SHBA qe jane te mendimit se aleatja e tyre ka te drejte te zhvilloje te tilla manovra.
Bildunterschrift
Nga 1.400 banoret e dikurshem te ishullit Jeonpjong ne te jetojne sot vetem 100. Pjesa tjeter eshte shperngulur ne qytete te tjera te Korese se Jugut. Koreja e Veriut nuk e ka njohur kurre vijen kufitare te vendosur mes dy vendeve pas luftes ne Detin e Verdhe. Dokumente te botuara para pak kohesh deshmojne se edhe ish-ministri i Jashtem amerikan Kisinger kishte thene ne vitet 70-te se ky kufi detar bie ne kundershtim me te drejten nderkombetare dhe se mund te jete burim mosmarreveshjesh ushtarake ne te ardhmen. Kufiri ne Detin e Verdhe kalon direkt perpara bregdetit koreanoverior edhe pse sipas zones se demilitarizuar qe pershkon te gjithe gadishullin e Korese kjo duhet te ishte ndryshe.
Edhe pse trupat e te dyja vendeve jane ne gatishmeri te plote ka sinjale se Koreja e Veriut nuk eshte e interesuar per acarimin e metejshem te gjendjes ne gadishull. Keshtu njoftohet se Koreja e Veriut eshte treguar e gatshme qe ti lejoje serish inspektoret e OKB-se te kontrollojne impiantet atomike te vendit.
Autor Peter Kujat/Pandeli Pani
Redaktoi Bahri Cani