E Diel, 1 Nëntor 2026

Doreheqja e Gjukanoviqit pasoje e presioneve te BE-se

Doreheqja e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq erdhi si pasoje e presioneve te bashkesise nderkombetare dhe Bashkimit Evropian dhe lidhet edhe me akuzat per perfshirje ne krimin e organizuar dhe ne korrupsion vleresojne ne Institutin Nderkombetar per studime te Lindjes se Mesme dhe Ballkanike IFIMES.

Humbja e statusit te privilegjuar

Sundimi i ligjit dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit jane dy ceshtje qe ndodhen ne krye te listes se kerkesave por edhe te paralajmerimeve qe ne Ballkanin Perendimor arrijne nga Bashkimi Evropian. Problemi i shteteve te rajonit eshte se ne maje te strukturave politike dhe ne maje te strukturave kriminale si zakonisht ndodhen njerezit e njejte thote per Deutsche Wellen kryeari i Institutit IFIMES Zijad Beqiroviq.

Bildunterschrift Ivo Sanader dhe Millo Gjukanoviq - kane dicka te perbashket

Arrestimi i ish-kryeministrit kroat Ivo Samader hapi nje epoke te re ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Asnje politikan i rangut me te larte me nuk mund te jete i sigurte se nuk do te arrestohet per veprat e kryera vlereson Beqiroviq. Ai edhe doreheqjen e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq e sheh te lidhur me akuzat per krim te organizuar dhe korrupsion.

Ne edhe me heret kemi thene qe Gjukanoviqi ndodhet nen presion ekstrem dhe se duhet te terhiqet nga skena politike. Largimi i tij lidhet me proceset kunder tij ne Itali por edhe mundesine e fillimit te proceseve te reja thote Beqiroviq.

Ne IFIMES nenvizojne se per shkak te bashkepunimit ne permbysjen nga pushteti te Sllobodan Millosheviqit dhe me vone lidhur me njohjen e Kosoves Gjukanoviqi ka gezuar statusin e te privilegjuarit tek disa politikane evropiane. Largimi i tij nga skena politike nuk ka qene vullnetar por eshte bere me presionin e bashkesise nderkombetare dhe vet Bashkimit Evropian.

BE forca e vetme politike qe mund te ndikoje tek shtetet qe te luftojne korrupsionin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Cvetkoviq Kosor dhe Gjukanoviq.

Megjithate pa deshmi konkrete nuk mund te thuhet saktesisht pse kryeministri Gjukanoviq dha doreheqjen vleresojne ne Keshillin e Evropes. Kryetari i grupit te shteteve per lufte kunder korrupsionit GRECO Drago Kos thote se verjetje te pakundershtueshme per korrupsionin ne adrese te Gjukanoviqit jane degjuar per vite te tera dhe ka qene vetem ceshtje kohe kur do te fillonin pasojat.

Per kete veprim pra doreheqjen nga pozita e kryeminstrit eshte e veshtire te thuhet se keto jane pasojat. Une shpresoj qe nese ka dicka ne historite per korrupsionin e mundshem gjyqesori ne Malin e Zi do ta beje punen e tij. Keshtu filloi edhe kur zoti Sanader dha doreheqjen pa arsyetim dhe pastaj erdhem ne gjendjen ne te cilen jemi tani kujton Kos.

Drago Kos vlereson se Bashkimi Evropian eshte forca e vetme reale politike e cila mund te ndikoje tek shtetet qe te fillojne me luften e vertete kunder korrupsionit. Kryetari i GRECO-s thote se Ballkani Perendimor ndodhet para nje periudhe te veshtire te eurointegrimeve per shkak se Bashkimi Evropian ka mesuar leksionet gjate zgjerimit te mehershem. Keshtu qe kushtet per pranim jane ashpersuar dukshem dhe eshte rritur kontrolli mbi masat kunder korrupsionit dhe hyrjen ne Bashkimin Evropian.

Autor Marina Maksimoviq/Esat Ahmeti

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›