Koreja e Veriut “kërkon” miqësi, SHBA shton sanksionet
Në anën tjetër, Uashingtoni ngriu dje asetet e firmave të përfshira në tregtinë e armëve të vendit të izoluar komunist. Sipas një zyrtari të lartë amerikan këto masa synojnë t'i tregojnë qartë Phenianit se Uashingtoni do të vazhdojë të rrisë presionet ekonomike ndaj vendit të varfër komunist, derisa ky i fundit të angazhohet në bisedimet gjashtëpalëshe dhe mbajë zotimet për të hequr dorë nga programi bërthamor.
Analistët ndërkombëtarë shprehen se vendi i varfër komunist, i goditur rëndë edhe nga sanksionet ndërkombëtare pas kryerjes së një prove bërthamore në maj, ka luajtur një lojë taktike me komunitetin ndërkombëtar duke ofruar një seri gjestesh pajtimi, ndërkohë që këtë muaj deklaroi se kishte avancuar në procesin e pasurimit të uraniumit.
Në përvjetorin e themelimit të Koresë së Veriut, liderët e vendit zakonisht lënë mënjanë retorikën e ashpër ndaj kundërshtarëve të saj si Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. "Do të rrisim solidaritetin me popujt e të gjitha vendeve të botës në mbrojtje të pavarësisë, paqes dhe miqësisë", theksoi kryeministri koreanoverior përmes një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA.
Vetëm javën e kaluar, Koreja e Veriut deklaroi se po zbatonte një program të pasurimit të uraniumit për qëllime ushtarake, duke hapur kështu një rrugë të re në ndërtimin e arsenalit të saj bërthamor, siç dyshon Uashingtoni.