Berisha: Promovimi i anglishtes prioritet i qeverisë
Kreu i Qeverisë priti sot në një takim Lordin Alan Watson, kryetar i Bashkimit Anglishtfolës, Organizata më e madhe anglishtfolëse në botë, e cila shtrihet në më shumë se 50 vende dhe ku prej dekadash, pozicionin e kryetarit të nderit e mban Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabet.
Lordi Watson ndodhet për vizitë në vendin tonë me rastin e lançimit zyrtar të përfaqësimit të Bashkimit Anglishtfolës në Shqipëri, një ceremoni e cila u zhvillua sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku merrte pjesë edhe Kryeministri Berisha.
Në këtë ceremoni, Kryeministrit Berisha i'u dha edhe çertifikata e Presidentit të Nderit të Bashkimit Anglishtfolës për Shqipërinë. Gjatë takimit në selinë e qeverisë, Kryeministri Berisha falënderoi Lordin Watson për përzgjedhjen që Bashkimi Anglishtfolës i ka bërë Shqipërisë, duke e cilësuar këtë një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën që gjuha angleze ruan në arenën ndërkombëtare, Kryeministri Berisha i bëri me dije Lordit Watson për angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës angleze."Qeveria shqiptare do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë promovimit të mësimit të gjuhës angleze edhe për moshat parashkollore, krahas konsolidimit të vazhdueshëm te infrastrukturës teknike e njerëzore për nivele evropiane të mësimdhënies së gjuhës angleze në të gjitha shkollat në vend", tha Kryeministri Berisha, duke theksuar arritjet e deritanishme të qeverise në fushën e arsimit.
Nga ana e tij, Lordi Watson vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës angleze në vend. Në takim u diskutua edhe mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, Lordi Watson shprehu gatishmërinë e Bashkimit Anglishtfolës për të punuar ngushtësisht me institucionet shqiptare në fushën e arsimit dhe për të dhënë kontributin e tij në ndihmë të procesit të integrimit, në ato aspekte që Bashkimi Anglishtfolës ka mundësinë, përvojën dhe ekspertizën e nevojshme.