E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut: Koreanojugorët na kanë shpallur luftë

Kundërpërgjigjja e ashpër e Phenianit është lëvizja e fundit në atë që është shndërruar në marrëdhënie tepër të brishta mes dy Koreve, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të rikthejë Korenë e Veriut në tryezën e bisedimeve bërthamore, me qëllim heqjen dorë nga armatimet nukleare.

Ministri koreanojugor i Mbrojtjes, Kim Tae-young tha javën e kaluar se Seuli nuk kishte zgjidhje tjetër përveç sulmit nëse Koreja e Veriut po përgatiste një sulm bërthamor kundër Jugut.

"Trupat tona revolucionare e konsiderojnë 'goditjen parandaluese' që zyrtarët kukulla koreanojugorë e kanë adoptuar si 'politikë shtetërore' si një deklaratë të hapur lufte'', njoftoi agjencia koreanoveriore zyrtare e lajmeve, KCNA.
                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›