E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja e Veriut burgoset shtetasi amerikan

Një shtetas amerikan rezulton i dënuar në Korenë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA, duke shtuar se i burgosuri ka pranuar se ka kryer një krim kundër njerëzimit.

Të martën e shkuar ishte Departamenti amerikan i Shtetit që ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit amerikan, duke kërkuar lirimin e tij për arsye humanitare.

Agjencia koreanoveriore ka saktësuar se shtetasi amerikan i burgosur, me origjinë koreane, quhet Jun Young-Su dhe është arrestuar në fund të nëntorit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›