E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak në kërkim, arrestohet i biri

Gjykata ka nxjerrë një urdhër arresti për ish-Presidentin e  Egjiptit, Hosni Mubarak, ndërsa ai është i shtruar në spital. Sipas mediave britanike, ka të dhëna se ish-lideri egjiptian vuan nga zemra dhe nuk është në kushte të qëndrueshme shëndeti. Mubarak dhe familja e tij hetohen për korrupsion, ndërsa vetë Mubarak akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e protestuesve në Kajro, gjatë protestave që në fund e rrëzuan atë nga pushteti. Ndërkohë, policia egjiptiane e ka arrestuar djalin e ish-liderit egjiptian, për ta hetuar në lidhje me akuzat e korrupsionit dhe dhunës shtetërore. Më parë ishin marrë në pyetje të dy djemtë e tij, Gamal dhe Alaa. Por dje u vendos arrestimi i djalit të madh, Gamal, i cili është konsideruar për shumë kohë si pasardhësi i Mubarakut në pushtet. Mubarak dha dorëheqjen më 11 shkurt, pas protestave 18-ditore, ku u vranë më shumë se 350 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›