E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut gati të ndërtojë bombën bërthamore

Koreja e Veriut bën të ditur nëpërmjet një njoftimi, se programi i saj për pasurimin e uraniumit ndodhet në fazën finale.
Kombet e Bashkuara janë në dijeni se koreanoveriorët me materialin e ri të përfituar së fundmi mund të krijojnë armë bërthamore. Shtete e Bashkuara, Japonia, Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut, po përpiqen prej vitesh që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i saj nuklear, por deri më tani pa sukses.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stephen Bosworth, tha pas bisedimeve në Pekin se të dhënat e Phenianit janë shqetësuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›