E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut me raketa dhe pa buke

Mes kundërshtisë së komunitetit ndërkombëtar,Koreja e Veriut përgatitet për lëshimin e raketes që do të çojë një satelit në hapesirë.

Por ndersa vendi komunist perpiqet te demonstroje permes ketij gjesti fuqine e vet teknologjike, uria po behet gjithmone e me gerryese ne shtetin e varfer e te izoluar, me nje popullsi qe pershkruhet si "letargjike" per shkak te kequshqyerjes.

David Austin, i organizates Mercy Corps ishte ne nje jetimore ne veri vetem dy jave me pare. Ai thote se hera e fundit kur femijet atje kishin marre proteina, ishte në muajin janar, kur kishin ngrënë vezë.

"Në ate jetimore mesuam se femijet jo vetem qe nuk kishin nje ushqim te balancuar, por po marrin vetem gjysmen e energjive qe u nevojiten nje te mituri. Kequshqyerja ka prekur nje brez te tere, eshte akute dhe po i le keta femije me probleme fizike", thotë David Austin.
 
Planet e Shteteve te Bashkuara per te terhequr mbprasht ngarkesen masive te ndihmes ne ushqime si pasoje e insistimit te Penianit për leshimin e raketes, e rendojne akoma me shume kete situate.

Koreja e Veriut këmbëngul se raketa eshte e nevojshme per hedhjen e nje sateliti te motit ne hapesire, ndersa ëashingtoni dhe Seuli jane te bindur se behet fjale per nje test balistik. Te tilla leshime, vendit komunist i ndalohen nga rezolutat e keshillit te sigurimit te OKB-se. Ne Shtepine e Bardhe, ndihmesit e Barak Obames thone se presidenti i ka duart e lidhura pas ketij njoftimi te Penianit, qe erdhi vetem pak jave nga arritja e marreveshjes se ushqimit.

Megjithate, shume zera e vene ne dyshim qasjen e ëashingtonit, dhe thone se pyetja e vertete qe mund te ngrihet ne kete rast eshte: a duhet te lidhet asistenca humanitare, nga e cila perfitojne njerez te pafajshem, me programin berthamor te menaxhuar nga lideret e shtetit komunist.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›