Korfuz, pranga shqiptarit te kerkuar per vrasje

Policia italiane ne bashkepunim me ate greke ka zbuluar dhe arrestuar ne ishullin e Korfuzit nje shtetas shqiptar, i akuzuar per nje vrasje te kryer ne Itali.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Andrea Kondi, i akuzuar per vrasjen e nje muratori maroken ne Milano, me 11 tetor te vitit te kaluar.
Burimet shtojne se nje shqiptar tjeter, i konsideruar si autori material i krimit, ishte bllokuar nga policia pak kohe pas ngjarjes, teksa tentonte te largohej nga Italia.