E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Topallit, ok nga LSI, dyshime nga PS

Iniciativa e ndermarre nga Partia Demokristiane per te rikthyer ne Kuvend kerkesen e mocionit per shkarkimin e kryetares Jozefina Topalli eshte mbeshtetur nga Levizja Socialiste per Integrim.

“Ne do ta mbeshtesim kete nisme sepse mendojme se ka probleme serioze ne funksionimin e Parlamentit, qe kane te bejne me shkeljen e procedurave demokratike”, ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta.

Por Erjon Brace i PS hedh hije dyshimi, pasi dy nismat e meparshme te ketij lloji jane tradhetuar edhe nga aleatet. “Per fat te keq Topalli ka gjetur mbeshtetje ilegale nga shume grupe parlamentare, mes te cileve edhe deputete te opozites”, ka pohuar Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›